Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka jep dhe një lajm të mirë për të gjithë në këtë situatë të vështirë të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pasgoditjet e tij.
Sipas Xhaçkës fuqia e goditjeve ka trend zbritës me shpresën se kësaj situate sizmike po i vjen fundi.
“Lajm i mire eshte se fuqia e goditjeve ka një trend dukshëm zbritës dhe shpresojme që janë shenjat se kësaj situatë sizmike po i vjen fundi.
Në jetët e humbura ka pasur një kosto aq të rëndë sa do jetë e paharrueshme sa të kemi jetë, por edhe kosto aq të rënda materiale.
Sot kur operacioni i kërkim shpëtimit po i vjen fundi kujdesi ynë është të garantojmë strehimin e të gjithë atyre që kanë mbetur pa strehë.
Përsëris nëse shtëpia juaj është e dëmtuar ju lutem mos e bëni ekspertin vetë, mos rrezikoni vetën dhe familjen, drejtojuni në strukturat akomoduese, janë me qindra hotelet në dispozicionin tuaj, nëse doni të shkoni tek të afërmit tuaj, por ju lutem mos qëndroni nëse banesat tuaja nëse janë të dëmtuara. Largohuni për në hotelet më të mira në Durrës, Tiranë, Lezhë, Shëngjin, Berat. Situata në banesat me strukturë të dëmtuar është po aq e rrezikshme sa ditën e parë. Ka nisur vlerësimi i rrezikshmërisë së banesave nga ekspertë shqiptarë e të huaj”.
“Pavarësisht përmasave të tragjedisë, jemi në gjendje të ofrojmë çdo sherbim. Ekipet tona janë të pranishme në të gjithë zonat e prekura. Sipas vlerësimeve paraprake mbi 4 mijë banorë e kanë të pamundur të rikthehen në banesa”, u shpreh ministrja.