Tërmeti që ka goditur Shqipërinë pak ditë më parë, ka bërë bashkë njerëz të shumtë të cilët janë solidarizuar dhe kanë dhënë kontributin e tyre për Shqipërinë. Xhani De Biazi ende nuk e ka harruar vendin tonë dhe fakti që ka një pasaportë shqiptare, duket se e bën që ta ndjejë si një shqiptar i vërtetë gjithçka rreth Shqipërisë.
Pak ditë më parë, ai dha një mesazh për Shqipërinë por duket se nuk ka në plan ta lërë me kaq. Ish-trajneri që çoi vendin tonë në Europianin e Francës, ka vendosur të bëjë një organizim në Itali për mbledhje fondesh dhe më pas, të gjithë fondet do të nisen në drejtim të Shqipërisë për t’i ardhur në ndihmë zonave të prekura nga tërmeti.
Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë trajneri në profilin e tij në rrjetet sociale dhe iu bën thirrje njerëzve që të ndihmojnë me kontribute sa më shumë. Organizimi do të bëhet të shtunën, teksa me një videomesazh, ai ka treguar detajet dhe ka bërë thirrjen e tij