Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ylli Manjani: Vështirë të flitet për një frymë të Bashës që është gati të vijë në pushtet

19:32 / February 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ylli Manjani shpjegon për “Top Talk” arsyet se përse sipas tij dy kryetarët e partive kryesore në vend kanë sjellë paqëndrueshmëri në vend.

Ish-ministri i drejtësisë i LSI, Ylli Manjani thotë se problemet e sotme nisën në marrëveshjen e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës para zgjedhjeve të vitit 2017.

“Unë mendoj që në katër vitet e fundit, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë prodhuar shumë lajme dhe jo vetëm. Mendoj që ngjarjen më të madhe politike këta dy politikanë e kanë prodhuar në zgjedhjet e 2017-ës, pasoja e të cilave është thelbi i krizës politike në vend.  

Marrëveshja e Bashës dhe Ramës ka sjellë një disbalancë të theksuar politike në vend. Mendoj se kjo zhbëri shumë nga standardet e derisotme politike. Mbi të gjitha u prish balanca.

Deri në 2017-ën qeveritë ishin në koalicione, kishin debate por pastaj kjo nuk ndodhi, çoi në ekstremizim të politikës, që kulmoi me djegien e mandateve të opozitës, që unë e kam mbështetur sepse duhej tërhequr vëmendja. Tregoi një largim të të bërit politikë nga njerëzit. Kjo është pasoja që kemi sot”.

I pyetur se cila nga partitë kryesore është më e favorizuar për zgjedhjet e 25 prillit, Manjani thotë se më shumë qytetarë janë pa bindje partiake: “Është e vështirë të flitet për një frymë të Ramës që do ta mbështesë për një mandat të tretë, ashtu si është vështirë të flitet për një frymë të Bashës që është gati të vijë në pushtet, dhe janë rritur shumë njerëzit që nuk besojnë në politikë”.

Megjithatë, thotë se Edi Ramës dhe PS-së i duhet të shohë çfarë ka bërë këto tetë vite nga pozicioni i opozitës. “Ajo që duhet të ndodhë është që partia që drejton, ka nevojë të kuptojë çfarë ka bërë në këtë vend, dhe e vetmja mënyrë që ta kuptojë është të dalë në opozitë, ta shohin nga një këndvështrim tjetër se çfarë kanë bërë. Shiqipëria duhet t’i kthehet normalitetit politik në kuptimin e balancës politike”.

Sipas Manjant, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim është fajtore, pasi me qëndrimet e saj largoi veten nga partitë e mëdha. “Dy partitë e mëdha, të lodhura me LSI bën marrëveshje me njëra-tjetrën. Ajo marrëveshje solli frymën bipartiake. Por, është më mirë të kemi shumë rryma se dy rryma”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Rama në Cernobbio: “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE”

18:16 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.