Shqipëria e ka udhëhequr në mënyrë të suksesshme OSBE-në në një vit të vështirë për botën siç është 2020.
Kështu shprehet ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim në një mesazh në Twitter.
“Urime Shqipërisë për udhëheqjen e suksesshme të OSBE gjatë një vitit të vështirë. Ne vlerësojmë vendosmërinë parimore të shprehur nga KM Rama në deklaratën e tij përmbyllëse duke kërkuar veprim për çështje të tilla si Bjellorusia, agresioni rus, liritë themelore”. @USAmbAlbaniaYuri Kim”-thuhet në postimin e ambasadës amerikane.
