Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Zagar”, Basha publikon audion në Kuvend: Si i drejtohet Rama qytetarit, mua s’ma lejon edukata

18:35 / November 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha celular
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha publikoi një audio të një telefonate ku pretendon se është kryeministri Edi Rama duke iu drejtuar një qytetari me fjalor banal. “Zagar”, dëgjohet ndër të tjera në audion e publikuar nga Basha.

“Kjo i jep mundësinë sharlatanëve në politikë të dalin dhe të hiqen si ëngjëj kur në fakt kanë qenë autorët e fjalorit më banal që mund të imagjinojë mendja njerëzore këtu në këtë sallë. Në emisionet televizive, madje edhe në komunikim me qytetarët. Nuk e kam fjalën këtu për kërcënime nga ato të parafolësit. I ka pasur biletën e hyrjes së tij në politikë. Një pjesë prej tyre sot janë nën dhe. E kam fjalën për një mospërmbajtje me të vërtetë të përmasave jo njerëzore apo shtazërore. Ku ishte krejtësisht e panevojshme ndaj një qytetari të pambrojtur. Me fjalë që mua nuk m’i lejon edukata familjare”, tha Basha.

Ai deklaroi se Rama kënaqet duke u shkaktuar qytetarëve vuajtje pa fund dhe duke çuar në emigracion gjysmën e shtresës së mesme për t’i zëvendësuar ata me trafikun e drogës.

“Ta ka thënë një nga mediat më të ndritura bashkëkohore. Është si ai sadisti që të mban në dyllin e nxehtë që t’i thuash faleminderit kur ti nuk e torturon më. Sadizmi politik ishte sistemi që mbante Enver Hoxha për të terrorizuar qytetarët. Ky je ti dhe mjafton google Edi Rama, fjalor banal. Kësaj ti nuk i fshihesh dot. Në këto moment zyra jote e propagandës të shikojë mënyra për ta bllokuar”, tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: PS nuk bën avokatin e askujt

22:59 / September 22, 2026

Nga Koçollari te Hyseni: 30 vite, 4 drejtues të SHIK/SHISH përballë drejtësisë

22:19 / September 22, 2026

Vlora Hyseni dorëzohet në Kosovë

20:19 / September 22, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.