Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, nga të parat këngëtare që solli një modernizim në këngën shqiptare, Zaimina Vasjari, ka një surprizë për fansat e saj.
Pas martesës dhe lindjes së fëmijës, ajo u shkëput disi nga muzika dhe iu përkushtua jetës familjare.
Së fundmi, Zaimina ka menduar edhe për fansat. Me një fustan të verdhë shumë sensual, të hapur tek pjesa e gjoksit dhe i çarë tek kofshët, e ulur në karrige Zaimina njofton se së shpejti do të lançojë një projekt të ri muzikor.
“Më ka munguar kjo, 4 vite më pas, një këngë e re po vjen…”, shkruan ajo krahas postimit.