Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë, si u shua nga xhelozia çifti shqiptaro-ganez në Tiranë! 26-vjeçari kishte përjetuar një tjetër dramë në familje

14:52 / October 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6159a405a2158
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

anë zbardhur detaje të reja nga krimi i dyfishtë, që tronditi kryeqytetin, pasditen e së shtunës. 26-vjeçari nga Dibra, Klinton Pira, ishte zhvendosur prej vitesh në zonën e Don Boskos në Tiranë, ndërsa 3 vitet e fundit kishte emigruar në mënyrë të paligjshme në Angli.

Çifti shqiptaro-ganez kishte nisur historinë e dashurisë nga një njohje në internet. Ata duket se kishin një marrëdhënie solide, pasi 26-vjecari postonte foto me të dashurën ne rrjetet sociale, duke i shprehur ndjenjat. Madje mësohet se dashuria e tyre pritej të finalizohej në një martesë.

Por një lidhje e ndarë mes Francës dhe Tiranës, ku në mes kishte xhelozinë, është bërë shkak i debateve të shumta, të cilat vazhduan edhe një ditë para krimit të dyfishtë. I riu ishte deportuar në Tiranë, ndërsa 31-vjeçarja Jaësackie Jaboah vendos të udhëtojë në Shqipëri, për të sqaruar konfliktet e vazhdueshme.

Pasi ka mbërritur në Shqipëri, 31-vjeçarja është takuar me të dashurin e saj në banesën e marrë me qira ditore, në rrugën Pjetër Budi. Por, takimi i tyre është kthyer në një skemë krimi, ku sherri ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta. I riu ka goditur disa herë në gjoks të dashurën e tij, e cila e plagosur rëndë ka mundur të zbresë 8 kate për të kërkuar ndihmë dhe ka gjetur vdekjen më pas në spital. I gjendur në kushte të rënduara psikologjike, 26-vjeçari është vetëhedhur nga kati i 8 i banesës, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Por tragjedia në familjen Pira ka nisur disa vite më parë, ku i ati i Klintonit, Genci Pira, është gjetur i vetëvaruar në një pemë, në një fshat të Bilishtit. I riu në atë kohë ndodhej në Angli dhe e kishte përjetuar dramatikisht humbjen e të atit. Vdekja e babait u konsiderua si vetëvarje, por në Polici familjarët kishin deklaruar dyshimet e tyre për vrasje, për shkak të një hasmërie të vjetër me një familje tjetër nga Dibra.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.