Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbardhen dy vrasjet në Elbasan, autorët e arrrestar ishin paguar. Policia në kërkim të porositësve

13:14 / August 8, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Regis Runaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia dhe Prokuroria e Elbasanit bënë të ditur sot në një konferencë të posaçme për shtyp se janë zbuluar autorët e vrasjes së Regis Runaj dhe Emiliano Ramazanit, dy ngjarje të ndodhura brenda një harku kohor prej 10 ditësh nga njëra tjetra.

Sipas policisë Xhuliano Hoxha dhe Euglen Halili pasi kanë konsumuar lëndë narkotike me Runajn në një park pranë varrezave e kanë qëlluar disa herë me thikë të riun duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërkohë Policia bën të ditur se vërtetëohet se ata janë pjesëmarrës në vrasjen e Emiliano Ramazanit, miku i ngushtë i Runaj i cili mbeti i vrarë disa ditë para këtij të fundit.

“Nga hetimet intensive ka rezultar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit E. R., ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës.

Po nga hetimet rezulton se këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre.

Vijon puna intensive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sqarimin e mëtejshëm, si dhe për kapjen e arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këto ngjarje”, thotë policia e Elbasanit.

NJOFTIMI I PLOTE

Elbasan
 
Finalizohet operacioni policor i koduar “Shkumbini”.
 
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 29.07.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi R. R.
 
Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.
 
Autorët e dyshuar, të përshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit.
 
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamenti i Policisë Krimnale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune intensive hetimore 10-ditore, zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në datën 29 korrik 2020, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi R. R.
 
Si rezultat, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me FNSH dhe RENEA-n, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkumbini”, bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e dy shtetasve, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht:
 
Xh. H., 29 vjeç dhe E. H., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.
 
Nga veprimet hetimore dhe profesionale të kryera ka rezultuar se viktima R. R., mbrëmjen e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e dy autorëve të dyshuar dhe pasi kanë konsumuar lëndë narkoitke, në një park në afrësi të varrezave të qytetit, janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit.
 
Në afërsi të varrezave, shtetasi E. H. e ka goditur shtetasin R. R., një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
 
Gjatë periudhës hetimore, nga grupi hetimor janë gjetur dhe sekuestruar prova shkencore që provojnë autorësinë e kësaj ngjarjeje.
 
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një motomjet, në të cilin u gjetën njolla gjaku, të cilat pas egzaminimit në laboratorin shkencor rezultuan se i përkasin viktimës, si dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore.
 
Nga hetimet intensive ka rezultar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit E. R., ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës.
 
Po nga hetimet rezulton se këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre.
 
Vijon puna intensive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sqarimin e mëtejshëm, si dhe për kapjen e arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këto ngjarje.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan është e vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në të gjithë territorin e qarkut. Me grupe hetimore të dedikuara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po punon për zbardhjen edhe të ngjarjeve të tjera të ndodhura.
 
Policia e Shtetit fton qytetarët që të informojnë në numrin 112 dhe Komsiariatin Dixhital për çdo paligjshmëri dhe informacion në lidhje me autorët e përfshirë në ngjarje kriminale, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanashëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fitoi zgjedhjet në Serbi, Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Kosovën

19:17 / November 12, 2026

Europa i përgjigjet Rusisë: Siguria e kontinentit nuk mund të vendoset pa europianët në tryezën e negociatave

17:03 / November 12, 2026

Deri në 30% zbritje nga tatimi mbi fitimin për bizneset sponsorizuese, qeveria miraton projektligjin e ri

16:23 / November 12, 2026

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.