Zbardhet dëshmia e njërit prej të arrestuarve për vrasjen e të riut Florian Lamçe në orët e para të mëngjesit të së enjtes në qytetin e Elbasanit.
Sokol Sanxhaktari është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm, pasi më herët matjet e testit të alkoolit tregonin se ai ishte i dehur.
Në dëshminë e tij, të zbardhur nga Balkanvveb, Sanxhaktari ka thënë para policisë se Florin e kishte shok dhe se pasi kanë pirë bashkë nuk e mban mend si ka nisur debati.
“Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qene ne disa lokale. Ne darke u ulem me Ardianon dhe me Florianin tek lokal piazza dhe kemi pire shume pije te ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse me qelloi dhe e qellova. Jam i shokuar. Nuk e di si ka ndodhur. Ne jemi miq”, mësohet të ketë thënë ai.
