Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura, Mimi Kodheli i ankohet Ruçit për maskat

17:55 / February 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mimi Kodheli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli kërkon nga Gramoz Ruçi të marrë masa ndaj administratës së Kuvendit.

Në mbledhje e konferencës së kryetarëve, Koledhi kishte një shqetësim, punonjësit e Kuvendit nuk mbajnë maska gjatë orarit të punës dhe kërkoi caktimin e një personi përgjegjës për marrjen e masave ndaj të pabindurve.

“Kam një kërkesë, një lutje, një vëzhgim lidhur me sjelljen e punonjësve të administratës së Kuvendit. Janë pothuajse të gjithë pa maska.

Do t’ju lutesha kryetar, pasi ne vazhdojmë të jemi në një situatë shumë të rënduar pandemie, që me personalitetin tuaj edhe më pozicionin tuaj të ngarkoni dikë që të mund të menaxhojë një gjë.

Madje dalim keq ne që mbajmë nga dy maska dhe kërkojmë që të zbatohen rregullat”, është shprehur Kodheli.

Kërkesa e saj nuk ra në vesh të shurdhët. Madje, Gramoz Ruçi e cilësoi si të papranueshme sjelljen e stafit të Kuvendit.

“Kush neglizhon duhet të marrë masa për zbatimin e masave. Ndaj ky shqetësim është shumë i drejtë.

Është hera e parë që e dëgjoj këtë histori dhe është e papranueshme dhe e patolerueshme, ndaj nuk diskutohet që do të korrigjohet menjëherë”, ka pohuar Ruçi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Krahas problemeve të masave anti-Covid, Konferenca e Kryetarëve vendosur që seancat plenare të zhvillohen vetëm të hënave pasi deputetët kanë angazhime me fushatën zgjedhore.

Mimi Kodheli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjerohet programi i kontrollit mjekësor bazë, ulet kufiri i moshës! Nga shtatori check-up falas për të gjithë të rriturit mbi 35 vjeç

17:23 / September 6, 2026

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

16:40 / September 6, 2026

Përfundojnë rregullat e fleksibilitetit për kontrollet e hyrje-daljeve në BE, priten radhë të reja në kufi, linjat ajrore bëjnë paralajmërimin

15:04 / September 6, 2026

Tragjedi në Kepin e Gjelbër, autobusi me studentë bie nga 30 metra! Të paktën 21 viktima

13:38 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.