Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Zbardhet plagosja e të moshuarit në Shkodër, 31-vjeçari e përplasi me makinë dhe më pas e qëlloi me çifte, policia arreston autorin (Emri)

17:23 / August 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 612a521e30314
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka zbardhur plagosjen e të moshuarit 72-vjeçar i cili u paraqit me plagë në spitalin e Shkodrës.

Rezulton se Z.P, është përplasur nga një 31-vjeçar me emrin Frederik Kola me automjet dhe më pas ky i fundit ka dalë dhe e ka qëlluar me armë gjahu.

Sipas informacioneve, ngjarja nuk ka qenë e rastësishme pasi dyshohet se dy personat kishin konflikt pronësie për një burim uji në fshatin Shllak.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku mbeti i plagosur me armë gjahu shtetasi Z.P., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale, të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Vihet në pranga 31-vjeçari, autori i dyshuar i plagosjes me armë gjahu.

Në vijim të veprime të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit F. K., 31 vjeç, lindur në Shllak dhe banues në fshatin Hot i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se mëngjesin e sotëm, në fashtin Hot i Ri, ka përplasur me automjet shtetasin Z. P., 72 vjeç dhe më pas e ka plagosur me armë gjahu çifte.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie, për një burim uji në fshatin Shllak.

Në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar dhe armën e gjahut të cilën e kishte me leje dhe dyshohet se me të ka kryer plagosjen e 72-vjeçarit.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.