Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbulimi i gazetarit: Ja cila është lidhja mes parave ruse të lobimit në SHBA dhe vilës së Bashës në Tiranë

21:00 / November 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha vila papuli luksi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lorenc Vangjeli paralajmëron një lidhje të çuditshme mes personazheve të përfshirë në historinë e lobimit në SHBA të Partisë Demokratike, dyshimit për përdorimin e parave ruse dhe historisë së vilës me qera ku është zhvendosur kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Sipas tij, është provuar ekzistenca e të paktën një personazhi që është protagonist në ato të dyja dhe që me gjasë, do të jetë në telashe serioze nesër.

Të paktën nëse do të ketë një hetim për burimin e financimit të blerjes së vilës në Long Hill.

Vangjeli tha:

“Ka një zhvillim dramatik dhe ende të mistershëm në historinë e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, me lobistin Nick Muzin.

Dy personazhe nga Tirana, të afërt me Lulzim Bashën, konfirmohet se kanë udhëtuar në pranverën e vitit 2017 në Edinburg, në Skoci.

Një udhëtim që ishte i lidhur dhe kishte “destinacion” kompaninë Biniatta Trade, një nga hallkat e zinxhirit financiar që sherbeu për të bërë pagesat e lobimit.

Për një koinçidencë të çuditshme, njëri nga këta personazhe, i dyshuar se ka ndihmuar në realizimin e kësaj skeme, shfaqet sërish, kësaj here në Tiranë.

Zbardhja e pronësisë mbi vilën në të cilën po jeton me qera tashmë kryetari Basha dhe financimin mbi blerjen e saj, mund të shpjegojë edhe motivin se pse disa njerëz bëjnë karrierë të çuditshme në PD, specifikon një burim i mirinformuar për Java në RTSH.

Java në RTSH i njeh identitetet e dy personazheve, por vendos të mos i bëjë publike.

Për momentin, kryetari i Partisë Demokratike është marë i pandehur në këtë çështje bashkë me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së Ristani dhe një zyrtar të partisë së tij.

Afatet hetimore janë zgjatur edhe me tre muaj ne pritje te marjes së dëshmisë me letër porosi nga përfituesi direkt i kontratës Nick Muzin”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

610 zyrtarë u referuan për shkelje pasurie, ILDKPKI: Mbi 2300 gjoba në 11 vite

14:04 / August 7, 2026

SafeJournalists kundërshton rregulloren e re të GJKKO: “Rrezikon të kufizojë aksesin e gazetarëve në gjykatë”

12:38 / August 7, 2026

Transportonin emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

12:26 / August 7, 2026

Rama për “Financial Times” Shqipëria është në momentin më të mirë drejt BE-së

12:23 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.