Dy persona janë vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës, në një atentat në Tiranë, në zonën e Astirit.
Mësohet se është qëlluar me breshëri automatiku drejt një makine Audi dhe për pasojë dy personat që udhëtonin brenda tij kanë humbur jetën. Viktimat janë janë shtetasit Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armando Dumani 26 vjeç, të dy me precedentë të mëparshëm penalë.
Targat e mjetit “Toyota” që u përdor në atentatin mafioz ndaj Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit janë denoncuar të vjedhura në kryeqytet më 2 korrik të këtij viti, raporton BW.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.
