Ai ishte në kulmin e karrierës së tij muzikore si një nga këngëtarët më të dashur në botë por vendosi të tërhiqej nga muzika.
Në fillim të këtij viti Ed zbuloi se kishte një plan të veçantë për fëmijët që do të ketë në të ardhmen.
I njohur edhe për koleksionin e tatuazheve, thuhet se së fundmi Ed po përdor trupin e tij për të njoftuar se një foshnje është rrugës.
Sipas “Mirror”, një burim tha: “Ed vjen nga një familje e madhe katolike dhe dëshiron që të ketë një shtëpi plot me fëmijë”.
Nuk është hera e parë që Ed bën tatuazh ngjarje apo kujtime të rëdësishme.
Sipas një raporti të publikuar në “The Sun” dje, thuhet se Charry Seaborn është në fazën e fundit të shtatzënisë me fëmijën e parë me Ed.
Sipas një burimi, “Ed dhe Charry janë në qiellin e shtatë. Ata janë shumë të lumtur dhe të emocionuar, por kanë zgjedhur ta mbajnë gjënë private deri më tani”.
