Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbulohet shkaku i vrasjes në Durrës, mesazhet ngacmuese në celularin e gruas tërbuan burrin

22:58 / July 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Xhelozia dyshohet të jetë shkak i krimit në familje në Spitallë të Durrësit, ku burri vrau me thikë gruan e tij, dhe pasi u largua me makinë nga banesa u vetëmbyt në det, në plazhin “Rinia”. Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht se burri, Adriatik Kuka 37-vjeç ka pasur dyshime se gruaja e tij komunikon me telefon me një mashkull, dhe për këtë arsye ka shkuar deri aty sa i ka kontrolluar edhe telefonin. Në celularin e gruas së tij, Hazbije Kuka 36 vjeç e cila u vra dje me thikë ne zemër nga bashkëshorti, ku i fundit ka parë thirrje dhe persona nga një numër i panjohur për të, mbi të cilat ka filluar të dyshojë se gruaja ka një lidhje jashtëmartesore dhe e tradhton. Këtu kanë nisur sherret në familje. Aq të shpeshta saqë gruaja tre ditë para krimit, është detyruar të shkojë në policinë e Durrësit dhe të bëjë një kallëzim, se burri e kërcënon. Por në të njëjtën ditë, edhe burri i është kundërpërgjigjur me një kallëzim, duke thënë se dikush i ngacmonte gruan me mesazhe dhe telefonata në celularin e saj. Por pavarësisht këtyre kallëzimeve, dhe dijenisë që policia kishte për situatën, nuk ishte marrë asnjë masë. Ditën e djeshme sherri i tyre ka kulmuar,dhe Adriatik Kuka ka marrë thikën duke e qëlluar një herë në zemër gruan, në sy të djalit të tyre të vetëm 8-vjeçar. Pas krimit të rëndë, 37-vjeçari mori makinën dhe u largua, ndërsa këtë mëngjes policia e gjeti të mbytur në det, në sektorin “Rinia” në Durrës. Ai dyshohet të jetë vetëmbytur në orët e mbrëmjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Chay Bowes postoi fotot e protestës në Tiranë, Rama: Klloun i propagandës ruse, sot u sanksionua nga BE

21:40 / November 16, 2026

Rama takon Metsolën në Bruksel, Presidentja e PE: Mund të mbështeteni te ne për anëtarësimin në BE

21:00 / November 16, 2026

Thaçi: Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së, ajo uniformë është nder dhe krenari

20:40 / November 16, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.