Pas një sezoni të gjatë dhe impenjativ, moderatori i programit të mëngjesit në ekranin e ‘Top Channel’, Isli Islami ka zgjedhur të falenderojë publikisht të gjithë stafin e tij.
Mes shumë emocionesh të cilat nuk ka mundur t’i fshehë, Isli ka treguar se është një skuadër e madhe e cila kujdeset për çdo informacion që del në ekran. Islami nuk ka harruar të falenderojë stafin e gazetarëve deri tek përgjegjësit e transmetimit, duke pohuar se të gjithë bashkë kanë arritur ta sjellin ‘Ëake Up’ dhe në ditët më të vështira si ato të tërmetit apo pandemisë ‘Covid-19’.
“Fundi i një sezoni sfidues, por shumë të bukur. Zbuloni fytyrën e vërtetë të ‘Wake Up’”, ka shkruar Isli krah videos së fundit në llogarinë e tij, në përfundim të së cilës i ka lënë takim të gjithëve në sezonin e ri në shtator.
