Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Zbuluan skandalet kineze dhe turke, ja kush ia bëri “gropën” Skënderbeut

18:22 / July 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
inspektor 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Ata që e nisën këtë punë me Skënderbeun, edhe pse nuk janë tashmë pjesë e kësaj çështjeje, me sa duket qenkan shumë të fortë, kështu që edhe në KAS ndikojnë”, deklaroi të premten presidenti Ardjan Takaj ekskluzivisht për “Panorama Sport”, ndërsa dje ishte vetë klubi që përmes qëndrimit në faqen zyrtare në “Facebook”, fliste hapur duke përmendur emrat e inspektorëve të Etikës dhe Disiplinës që nisën hetimin për Skënderbeun.

Por kush janë inspektorët e Etikës dhe Disiplinës që i bënë “gropën” klubit korçar dhe më pas mendohet se u tërhoqën nga postet në UEFA? Më konkretisht, me raportin për Skënderbeun janë marrë belgu Karl Dhont dhe spanjolli Migel Lietard Palacios. I pari është një ekspert në fushën e basteve, i cili është përfshirë në trupën e Komisionit Disiplinor në vitin 2009.

inspektor 1

Jo vetëm kaq, por UEFA i ka dhënë drejtimin e zyrës së antikorrupsionit, e krijuar pikërisht në momentin kur Dhont është bërë pjesë e trupës së Komisionit Disiplinor. Ai bëri zbulimin e madh të skandalit kinez të Zhejun Ji në vitin 2005, kur informoi presidentin e klubit belg, St.Truiden, mbi lëvizjet e dyshuara të koeficienteve të basteve në Azi.

Migel Lietard Fernendez Palacios (Spanjë) është një jurist spanjoll, i cili e ka nisur karrierën e tij në vitin 2010 në një studio ligjore të emërtuar “Sport Advisors”. Kjo kompani është në pronësi të Gorha Vijar, i biri i Anhel Maria Vijar, ish-president i Federatës së Futbollit në Spanjë, që u arrestua për korrupsion pak kohë më parë. Lietard ka përfaqësuar juridikisht në KAS çiklistin e mirënjohur Alberto Kontador.

Në vitin 2013, spanjolli është përfshirë në trupën disiplinore të UEFA-s. Ai ka qenë edhe inspektori që ka hetuar mbi çështjen e Fenerbahçes në sezonin 2010-2011, kur dyshohej për trukimin e rezultateve në kampionatin turk.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asgjë s’të përgatit për këtë”, Cucurella rrëfen betejën me autizmin e djalit: Çdo vendim në jetë e marrim për Mateon

12:16 / July 24, 2026

Guardiola i thotë “jo” Italisë, Maldini kthen vëmendjen te Pirlo për stolin e axurrëve

11:56 / July 24, 2026

Olsi Rama pjesë e transferimit të Adeyemit te Barcelona: “Krenar që punova për këtë marrëveshje”

08:36 / July 24, 2026

Zyrtare, Barcelona prezanton Karim Adeyemin! Sulmuesi gjerman firmos deri në vitin 2031

15:16 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.