Ditën e djeshme me firmën e kryeminsitrit, Edi Rama, u emërua në pozicionin e zv.ministres Bora Muzhaqin.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka mirëpritur Zëvendësministren e re, gjatë një takimi të organizuar me përfaqësues të drejtorive të ndryshme në këtë ministri.Gjatë këtij takimi Ministrja Kushi ka falënderuar Znj. Aspasjana Kongo, për angazhimin e saj të deritanishëm në MASR, si dhe për kontributin në projekte dhe iniciativa konkrete.
Ajo gjithashtu i ka uruar mirëseardhjen dhe shumë sukses zv.ministres së re, Znj. Muzhaqi, e cila do të ndjekë nga afër çështjet në fushën e Rinisë.
“Kam besim që me energjinë dhe pasionin e saj për të punuar në favor të të rinjve do të avancojmë akoma më shumë me programe e projekte të frytshme së bashku” – nënvizon Ministrja Kushi në statusin e saj në Facebook.
