Ditën e djeshme aktori i njohur shqiptar Koço Devole ka ndërruar jetë nga koronavirusi në moshën 75-vjeçare.
Ditën e sotme, Bujar Kapexhiu ka qenë i ftuar në emisionin “Historia ime”, për të folur për humbjen e kolegut të tij. Përmes disa video-mesazheve, Zamira Kita dhe Gentian Zenelaj kanë shprehur dhimbjen e tyre. Gjithashtu edhe aktori i humorit Zef Deda përmes lidhjes në Skype, ka folur me lot në sy duke u shprehur se kjo ishte një pabesi e Koços sepse duhet të njoftonte miqtë e tij që t’i jepnin buzëqeshjen e fundit para se të largohej nga jeta.
