Sipas asaj që shkruan “The Guardian”, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se forcat ruse kanë nisur tashmë ofensivën e tyre ushtarake për të marrë në kontroll lindjen e vendit.
“Tani mund të themi se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, për të cilën ata janë përgatitur për një kohë të gjatë, një pjesë e konsiderueshme e të gjithë ushtrisë ruse tani është e përqendruar në këtë ofensivë. Pavarësisht se sa ushtarë janë pozicionuar atje, ne do të mbrohemi. Ne do të luftojmë deri në fund. Ne nuk do të heqim dorë.”
Kujtojmë se Presidenti rus, Vladimir Putin ka dkelaruar hapur qëndrimin e tij për Donbasin, duke kërkuar pushtimin e tij. Kjo zonë e cila konsiderohet si qendër industriale në lindje të vendit aktualisht është e kontrolluar pjesërisht nga separatistët pro-rusë.
