Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zgjedhjet e 25 prillit /Manjani mesazh Kryemadhit: Nuk është dëshirë, por nevojë që…

11:30 / January 22, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 d229e4465f528ef8e89ca7fb6bfe6da9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se opozita duhet të hyjë me 1 listë në zgjedhjet e ardhshme nëse do fitoren ndaj kryeministrit Rama.

Sipas tij duhen mbyllur hesapet me rrjedhje e përçarje votash.

“Një listë e përbashkët e opozitës është çështja.

*******

Nëse partitë e opozitës duan demokracinë, pluralizmin dhe Shqipërinë duhet të bëhen bashkë në një listë. Jo me 2 lista, me 1! Më më shumë lista akoma më keq.

Sistemi zgjedhor monist ka vendosur të legjitimojë monizmin përjetësisht, sepse partia e parë në vend merr të gjithë bonuset që i jep ndarja rajonale dhe formula e llogaritjes.

Nëse përballë kësaj partie moniste shfaqen parti e partiza me lista më vete si dhe diferenca ndër jet partisë së parë dhe të dytës është e madhe, vendi legjitimon monizmin.

Shqiptarët e kanë në dorë të ndryshojnë këtë situatë me pjesmarrje masive në zgjedhje dhe duke mos votuar në shumicë partinë moniste. Por ata duhen ndihmuar edhe me një lëvizje e leadership politik. Pra duhen mbyllur hesapet me rrjedhje e përçarje votash. Duhet një listë!

Shqipëria ka një problem të madh, Monizmin. Ndaj duhet një listë për ta përballur. Një problem, një zgjidhje!

E kuptoj totalisht LSI, e cila duket se është hezitanjta e kësaj ideje, por zgjidhja është NJË LISTË. Asnjë më shumë.

Një LSI me 8 apo 9 mandate të sigurta në listën e përbashkët, por një një Shqipëri normale dhe demokratike i jep asaj më shumë valencë politike sesa të marrë 20 mandate por që nuk garantojnë rotacion e demokraci. Kujtoj se LSI me 19 mandate thjesht mbeti në opozitë, ndërsa po e njëtja LSI me 4 mandate gëzoi më shumë pushtet.

Ndaj dhe zgjedhje e saj politike duhet të jetë në favor të valencës së saj politike, jo deryrimisht ndaj numrit të deputetëve.

Nuk është ndonjë sakrificë e madhe kjo gjë. E kërkon vendi. E kërkon demokracia.

Teknikisht dhe politikisht asgjë nuk humbet. Kontributi politik i të gjitha partive është aty tek lista. Dasitë politike dhe ideologjike janë 0. Atëherë përse jo një listë, për më shumë siguri, për më shumë pushtet, për të garantuar rotacionin politil TË DOMOSDOSHËM.

Nuk shkrihet ansjë parti, siç propogandon monizmi dhe analistët e monizmit. Thjesht bëhet eficente vota në favor të demokracisë.

Një listë e përbashkët nuk është dëshirë, por nevojë. Përballë një sistemi të pa ndershëm kërkohet një zgjidhje e madhe.

Një listë e përbashkët një zgjidhje e sigurtë!

Kemi kohë që e themi, por mesaduket edhe publiku e pranon.

Politikanët e opozitës kanë rastin e jetës të treGojnë se Shqipërinë e kanë mbi partinë!”, shkruan Ylli Manjani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë gjykatë”, kreu i KLGJ-së kërkon troje dhe 199 punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda shtetit

15:41 / November 10, 2026

Bonusi i ri i bebes nga korriku 2027, përfitojnë vetëm familjet me të ardhura deri në 180 mijë lekë në muaj

13:29 / November 10, 2026

“Raporti njeh rezultatet e SPAK”, Dhuka: Shqipëria në kilometrin e fundit drejt familjes europiane

12:50 / November 10, 2026

Paris, mblidhet Forumi i Paqes/ Marrin pjesë liderë europiane, i pranishëm kryeministri Rama

12:47 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.