Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet lokale/ Patozi: BD kandidatë në çdo bashki, por jo aty ku do kandidojnë të opozitës

15:06 / May 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
astrit patozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari I Bindjes Demokratike, Astrit Patozi deklaroi se forca e tij politike do të garojë në të gjithë bashkitë e vendit.

Në një deklaratë për mediat, Patozi tha se partia e tij do të bëj përjashtim vetëm në bashkitë ku do të kandidojnë kandidatë të pavarur dhe kryetarët e bashkive të djathta.

Sipas Patozit, forca e tij politike do t’I mbështesë këta kandidatë me qëllim që të triumfojnë përballë PS.
“Ne shprehim vlerësimin tonë për çdo kandidat të pavarur, që është regjistruar në zgjedhje si kundërshtar i qeverisë, duke i konsideruar cilindo prej tyre si aleatin tonë të natyrshëm për një kauzë të përbashkët. Vendimi i tyre për të garuar më 30 qershor përputhet plotësisht me bindjen tonë se rruga e vetme për ta rrëzuar dhe ndryshuar qeverinë është pjesëmarrja në zgjedhje dhe jo braktisja e tyre.  Në këto kushte, ne zotohemi se nuk do të nxjerrim kandidat për kryetar në bashkitë, ku ata janë regjistruar, por do t’i mbështesim ata, pavarësisht raportit që secili prej tyre mund të kenë me BINDJEN DEMOKRATIKE. Arsyeja është një dhe e vetme, që votat e kundështarëve të qeverisë të mos çahen dhe që ne të arrijmë qëllimin e përbashkët, fitoren tonë ndaj çdo përfaqëuesi të “Rilindjes”.Ne angazhohemi gjithashtu se do të mbështesim dhe nuk do të rivalizojmë edhe kandidatë të mundshëm nga radhët e kryetarëve të bashkive të djathta, të cilët mund të vendosin të kandidojnë në të ardhmen përballë përfaqësuesve të qeverisë. Ne do të konsiderojmë ata njësoj si përfaqësuesit tanë, sepse mendojmë që vetëm bashkimi i çdo force opozitare mund të sjellë një rezultat fitues përballë kandidatëve të Partisë Socialiste.”


patozi Zgjedhjet lokale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.