Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Zgjedhjet më të mira ndonjëherë në terma qetësie”, Rama për TVP World: Jemi me fat që kemi BE-në derë

16:42 / May 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 05 14 163714
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse në heshtje për zgjedhjet ku PS-ja ka fituar thellë me 83 mandate, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur për të folur për rrjetin ndërkombëtar të televizionit polak në gjuhën angleze për kritikat nga vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të së dielës.

”Raportet janë krijuar që të jenë të balancuar, që të pasqyrojnë çdo anë madje edhe pretendime. Raportet po ashtu janë bërë që tëkorrigjohen gjatë rrugës pasi kemi të bëjmë me një raport paraprak. Ne e marrim kriticizmin në këtë raport me vullnetin e mirë për të parë ato që janë shqetësime reale. Unë mendoj se këto ishin zgjedhjet më të mira të realizuara ndonjëherë përsa i përket qetësisë dhe maturimit.

Përsa i përket përdorimit të burimeve publike ky raport është shumë larg realitetit për arsyen e vetme sepse ne kemi një kornizë strikte ligjore. Besoj se jemi i vetmi vend ku qeveria nuk lejohet që të marrë vendime katër muaj para ditës së zgjedhjeve. Nga ana tjetër ne e dimë që jemi larg të qenit perfekt. Përmirësimi është mantra jonë: ne duhet të përmirësohemi, jo të fajësojmë”,-tha Rama.

Nga ana tjetër, Rama ka deklaruar se vendi i tij ishte me fat për hapjen e dyerve të Bashkimit Evropian. ”Për t’u integruar në BE ne nuk na duhet që të shpikim ndonjë gjë, duhet që të realizojmë të gjtha kushtet dhe standardet që na kërkohen. Negociatat po vijojnë, është diçka madhështore pasi Evropa ka hapur dyert për ne. Duhet të përfitojmë nga kjo mundësi sepse ndoshta kjo derë nuk do të qëndrojë e hapur përgjithnjë.

Të bëjmë më të mirën për të përfituar nga ky moment. Në të kundërt në fund të përfundojme si Afganistani, Iraku ose si shtete të tjera që kanë dështuar sepse nuk kishin asistencen e BE-se një vend ku nuk kemi patur traditë të një shteti demokratik. Duam të ndërtojmë këtu një shtet ku instucionet funksionojnë kjo mbështetje është bekim për ne”.

BE PS Rama zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Debate në Komisionin për Reformën Territoriale, Mazniku: Opozita ka penguar me qëllim punën,qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur

16:24 / July 15, 2026

Abuzimet me çmimet, zbarkon Task Forca/ Lezhë, kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

14:32 / July 15, 2026

Qeveria miraton ndryshime ligjore në financa/ Gati edhe katër marrëveshje të reja për pensionet e emigrantëve

13:46 / July 15, 2026

Pse Ilir Meta qëndron në burg, ndërsa Berisha paraqitet dy herë në muaj? Përgjigjet kreu i SPAK

11:38 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.