Zhdukja e mistershme e shefit të Antidrogës së Ulqinit dhe Tivarit, Rudolf Elezovic, ka vënë në lëvizje policinë shqiptarë dhe atë malazeze
Burimet jo zyrtare nga policia malazeze bëjnë me dije se hetimet për zhdukjen e ish zyrtarit po hetohet nëse ka lidhje më operacion “Kurthi” te finalizuar në muajin shkurt ku u sekuestruan 500 kg kanabis sativa dhe u arrestuan 24 persona dhe dyshohet se ky grup kriminal trafikonin lëndë narkotike që transportoheshin nga Shqipëria, kalonin drejt Malit të Zi dhe më pas dërgoheshin drejt vendeve të Ballkanit dhe Europës.
Përveç 500 kg kanabis, efektivët e Policisë gjetën dhe sekuestruan pesë automjete, një skaf, një pistoletë, një pushkë, si dhe një peshore për matje precize, para, disa telefona dhe karta SIM.
Referuar mediave malazeze por edhe burimeve emri i ish zyrtarit Elezovic dyshohet së është përmendur Andrija Karadjinovic i cili është një nga personat e arrestuar të operacionit “Kurthi”.
Sipas tyre roli i ish-shefit ishte t’iu jepte atyre informacione në lidhje me lëvizjet e policisë.
Pas këtij rrëfimi ai mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë si dhe deklarata e tij në lidhje me rolin Rudolf Elezovic u mbështet edhe nga personat e tjerë të arrestuar.
Prandaj, policia po heton zhdukjen e një kolegu në drejtim të këtyre pretendimeve, të cilat ende nuk janë verifikuar plotësisht.
Por prej 27 majit, nga zyrtari i lartë i policisë nuk ka asnjë gjurmë.
Policia nuk ka dëshmi rreth lëvizjeve të fundit që ai ka kryer ndërsa po kërkohet në ujërat e lumit Buna, mes kufirit shqiptar dhe atij malazez.
Sinjali i fundit prej ku ka përcjellë të dhëna telefoni i tij është në zonën e kufirit ujor të Pentarit dhe Reçit dhe prej aty nuk dihet asgjë më shumë rreth lëvizjeve të tij dhe se çfarë ka ndodhur.