Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zhupa: Jep dorëheqjen pas tragjedive. Kumbaro: Foltorja e Kuvendit jo shtëpi njoftimesh funerale

11:35 / October 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1665652323 ina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa zhvilloi në seancën e sotme në Kuvend, një interpelancë me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro, për sezonin veror, ku foli për rastet e mbytjeve si dhe për tragjedinë në Himarë që i mori jetën 7-vjeçares. Po ashtu Zhupa i kërkoi që japë shpjegim për problematikat ndonëse shprehet se nëse do të ishin në një shtet tjetër, Kumbaro do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen.

“Mjafton që t’u kujtoj ngjarjet e hidhura që ndodhën gjatë sezonit turistik, mjafton një google i thjesht që të shihni si mbytet i mituri, mbytet djali i dytë, mbytet 40-vjeçarja etj. A ka përgjegjësi Ministrja për këto? Të gjithë e mbani mend vrasjen në Himarë. A kishte përgjegjësi Mirela Kumbaro. Në një shtet tjetër do isha duke bërë interpelancë me minister tjetër se Mirela Kumbaro do të kishte dhënë dorëheqjen. Ministrja është përgjegjëse për dhënien e licensave për stacionet e mjeteve, për rrethimin e perimetrit. Nëse do ishin kryer këto, a mendoni se do ishte kryer ajo tragjedi? Ministrja shkonte natën në Durrës për të inspektuar plehrat, ndërsa ditën lëngonte nga plehrat. Dua t’ju tregoj një skemë. Pikat blu janë plazhet e sigurta dhe Shqipëria nuk ka asnjë të certifikuar në flamurin blu. Nuk ka asnjë plazh të sigurt dhe që plotëson kriteret“,-tha Zhupa.

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, iu përgjigj duke i thënë se Foltorja e Kuvendit s’duhet të jetë shtëpi njoftimesh funerale. Duke iu referuar situatës në plazhe, Kumbaro e zhvendosi vëmendjen tek fluksi i turistëve dhe duke marrë shembull Sarandën, u shpreh se ka pasur rezervime edhe gjatë muajit shtator nga të huajt.

“Kjo foltore s’duhet të jetë shtëpi njoftimesh funerale apo mikrofon mallkimesh të të gjitha llojeve. Saranda është destinacion i sugjeruar, i përmendur edhe në artikuj të mediave të huaja. Saranda është rasti tipik kur sezoni turistik nuk mbyllet me gushtin, por vijon me shtatorin. Ka pasur mbi 32 mijë turistë vetëm në shtator. Origjina e turistëve për shtatorin është e larmishme. Operatorët turistik e cilësojnë se ky shtator është më i miri për numrin e turistëve. Sot vlerësohet rikthimi i turistëve nga Europa qendrore. Pas një pause 3 vjeçare kemi rikthim të turistëve nordik. Edhe Gjirokastra fitoi nga një fluks i ri turistësh. Këtë verë u rikonstruktuan të gjitha pikat e informacionit turistik. Vetëm në Sarandë, 80 inspektime në 2 muaj e pikut. Brenda në qytet kanë qenë plazhet publike model si nga pastërtia e shërbimeve vrojtuese.Kemi nisur punën për sezonin e ardhshëm. Punët e mira fillojnë në mëngjes thotë populli. Të flasësh për turizmin do të duheshin shumë më tepër seanca se këtë vit, turizmi jo vetëm ka qenë më i mirë se çdo vit”, tha Kumbaro.

ina zhupa Mirela Kumbaro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.