Zinedine Zidane ka folur për gazetën “L’Equipe”, ku ka shprehur ambiciet për të marrë një ditë drejtimin e Francës.
“Sigurisht që dua. Shpresoj që të ndodh një ditë. Kur? Nuk varet nga unë, por dua të rrethin e drejtimit me kombëtaren e Francës. Kam qenë futbollist që është gjëja më e bukur. Ka qenë kulmi. Tani jam një trajner, dhe kombëtarja franceze është në kokën time. Vendi i Deschamps? Nuk e di. Do e bëj në momentin e duhur. Nuk varet asgjë nga unë”, ka thënë Zidane.
Strategu francez këtë verë hodhi poshtë propozimin e PSG për të marrë drejtimin e tyre, teksa synimet e tij janë vetëm drejtimi i Juventusit te klubet dhe i Francës me kombëtare.