Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një servis gomisterie dhe një market në Fushë-Prezë të Tiranës.
Nga të dhënat e para, raportohet se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur 3 zjarrfikës. Mësohet se gomisteria është në pronësi të biznesmenit Çim Mema.
