Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Vatra aktive në 7 qarqe të vendit, Ja zonat problematike! Asnjë rrezik për shtëpitë e banuara

18:11 / August 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Puke zjarret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes thekson se në mbarë vendin ka vatra aktive në 7 qarqe.

Situata problematike paraqitet në Dibër ku një helikopter është dërguar për të shuar zjarrin në fshatin Lundre.

MM bën me dije se asnjë prej këtyre vatrave nuk përbën kërcënim për asnjë zonë të banuar.

Njoftimi i MM

Situata e zjarreve në vend, 23.09.2021

Qarku Kukës

Zjarri në Majë e Rrunës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës vijon puna për shuarjen e zjarrit aktiv, i cili vijon të mbetet problematik. Në vendngjarje kanë punuar 30 forca ushtarake, 10 forca zjarrfikëse.

Qarku Shkodër

Zjarri në fshatin Flet, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz, ka qenë aktiv, por vatra ishte e qetë dhe pa rrezik për përhapje.

Zjarri në fshatin Srriqe, njësia administrative Qafë-mali, bashkia Fushë-Arrëz, vijon puna për shuarjen e vatrës aktive.

Zjarri në fshatin Armiraj, njësia administrative Qafë-Mali, bashkia Fushë- Arrëz vijon të jetë aktiv.

Qarku Vlorë

Zjarri në Malin Çipin të fshatit Mesaplik, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë vijon të jetë aktiv. Aktualisht nuk ka rrezik për zonën e banuar.

Qarku Lezhë

Zjarri në fshatin Kodër Thirrë, njësia administrative Fan,  bashkia Mirditë vijon të jetë aktiv. Deri tani është djegur rreth 230 ha sipërfaqe me barishte, pyll dushku dhe lisi.

Zjarri në fshatin Domgjon dhe Munellë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë vijon të jetë aktiv.

Zjarri në fshatin Katund i Vjetër, Malung, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë, ka vijuar gjatë gjithë ditës puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre të dendura dhe pyll.

Qarku Dibër

Zjarri në fshatin Lundre, njësia administrative Ulëz, bashkia Mat pas një pune të kryer nga helikopteri dhe nga forcat në terren është drejt shuarjes. Nuk ka rrezik për zonën e banuar. MZSH Dibër së bashku me 6 forca nga shërbimi pyjor po punojnë për mbajtjen nën kontroll të zjarrit dhe shuarjen e tij.

Qarku Fier

Më datë 23.08.2021, ora 15:00, në fshatin Mollaj, Njësia Administrative Hekal, bashkia Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullishte dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Mallakastër ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e zjarrit. Nga informacioni paraprak zjarri është nën kontroll.

Qarku Tiranë

Më datë 23.08.2021, ora 12:05, në fshatin Mengaj, Njësia Administrative Helmës, bashkia Kavajë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Kavajë ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e zjarrit.

Ministria e Mbrojtjes zjarret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.