Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Zjarri te Sarajet, reagon Meta: Ky akt kriminal dhe i dënueshëm është përdorur rëndom për t’i hapur udhën ndërtimit të kullave

12:38 / August 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zjarri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zjarrin e rënë një natë më parë, në Sarajet e Toptanëve.

Kreu i Shtetit e cilëson këtë akt si kriminal dhe të dënueshëm, e kërkon nga SPAK e Prokuroria të hetojnë me transparencë të plotë këtë ngjarje.

Postimi i Presidentit Ilir Meta:

Tirana u gdhi sot me një tjetër monument kulture, “Sarajet”, gati të shkrumbuar nga zjarrvënia e qëllimshme.

Ky akt kriminal dhe i dënueshëm është përdorur rëndom vitet e fundit, për t’i hapur udhën ndërtimit të kullave, “lavatriçeve të pastrimit të parave” në kryeqytet, siç denoncojnë edhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare.

Viktimë e “piromanëve” ra pak ditë më parë edhe kurora e gjelbër në “Pallatin e Brigadave”, ku gjithashtu është planifikuar të ndërtohet një kompleks kullash.

Babëzia e shfrenuar e betonit në Tiranë ka shkatërruar shumë monumente historike, tradicionale, kulturore dhe objekte të rëndësisë së veçantë, ndërkohë edhe ato pak të mbetura rrezikohen të zhduken përgjithmonë.

Gjenocidi kulturor, barbaria ndaj identitetit tonë kombëtar dhe kushdo që luan me zjarrin për përfitim personal në dëm të interesit publik, meriton të ndëshkohet me të gjithë ashpërsinë e ligjit.

Nxis organin e Prokurorisë, SPAK si dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese përgjegjëse të marrin çdo masë efektive për hetimin me transparencë dhe nxjerrjen para drejtësisë penale të autorëve, frymëzuesve dhe përfituesve të kësaj veprimtarie kriminale.

Meta zjarri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përkeqësohet moti, Policia apelon për kujdes

08:22 / July 24, 2026

Veliaj kërkon paligjshmëri të Ols Dados si prokuror, sot seanca në Administrative

08:19 / July 24, 2026

Sot mbledhja e Grupit Parlamentar të PS/ Zbardhen diskutimet, Rama pritet të ndajë qëndrimin e tij mbi protestën

08:13 / July 24, 2026

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.