Zogu i Tiranës ka festuar këtë ditëlindjen në arrest shtëpie, e megjithatë nuk kanë munguar as surprizat dhe as dhuaratat e veçanta.
Miqtë i kanë dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila, si dhe dhurata të shumta luksoze.
Rreth 2 muaj më parë prezantuesi i njohur në disa programe televizive të mëngjesit, Hermes Nikaj, që njihet si “Zogu i Tiranës”, u lirua nga qelitë e paraburgimit të Burgut 313, ku qëndroi për afro 5 muaj nën akuzat e prostitucionit. Kujtojmë se 26-vjeçari i ka mohuar akuzat e tij dhe ka deklaruar se është i pafajshëm
Aktualisht, Hermes është liruar dhe është në arrest shtëpie, por në datën 8 qershor ai ka pasur një seancë gjyqësore, në të cilën nuk është paraqitur për shkak të problemeve shëndetësore.



