Artan Shkreli, zv.ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës në qeverinë Rama 2 ka rënë pre e hakerave.
Shumëkush është çuditur kur para pak minutash ka lexuar një status të Shkrelit i cili jep alarmin për gjelbërimin që po i ikën Tiranës dhe ndërtimet në zonat më ‘sensitive’ të kryeqytetit.
Të habitur nga fakti që Shkreli po sulmonte qeverisjen ku bën pjesë vetë, ne e pyetëm zv.ministrin për këtë qendrim por ai na tha se prej një ore nuk po arrin të futet në llogarinë e tij në facebook duke pohuar se dikush tjetër ka kontrollin.
Të presim për të zbuluar se si do të sqarohet e gjitha kjo dhe kush është i interesuari për “sherr” mes socialistëve.


