Tashmë është zyrtare, Sabien Lilaj futbollisti i Kombëtares, është lojtari më i ri i skuadrës izraelite Sektzia Nes.
Ish-lojtari i Skënderbeut, ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare duke lënë kështu Azerbajxhanin dhe skuadrën e Gabalas.
Ka qenë vet klubi izraelit, i cili përmes një postimi në “Facebook”, i ka uruar mirëseardhjen Sabien Lilajt, i cili bëhet kështu lojtari i dytë pas Jahmir Hykës që shkon në kampionatin izrealit.