8 minuta seancë dhe deputetët e PS-së kanë votuar me 75 vota pro arrestimit të Sali Berishës, pas kërkesës së SPAK-ut dërguar Kuvendit të Shqipërisë për ashpërsim të masës së sigurisë ndaj tij, nga detyrim paraqitje në “arrest me burg/shtëpie”, me akuzën për korrupsion pasiv. Por në sallë mungoi grupi i Bashës, edhe pse deputeti Enkelejd Alibeaj dha votën pro në Komisionin e Mandateve për të arrestuar Berishën.
Ashtu siç e parashikonte rregullorja, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i dha fjalën Sali Berishës, por ky i fundit refuzoi. Ai kërkoi që të hiqej garda e Republikës nga Foltorja, mirëpo një kërkesë e tillë nuk u mor parasysh, e për pasojë ish-kryeministri zgjodhi të heshtë.
Lexo edhe :
Related Posts
Tashmë SPAK-u do t’i drejtohet GJKKO me një kërkesë për shtrëngimin e masës së sigurisë për Sali Berishën, pasi ky i fundit nuk zbatoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. SPAK do të kërkojë ose ”arrest në shtëpi” ose ”arrest në burg”.