Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

8 persona në pranga dhe 10 të proceduar në Tiranë, 1 shpallet në kërkim. Policia zbardh detajet

11:02 / November 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e tetë personave, 10 të tjerë janë proceduar dhe një është në kërkim. Sipas Policisë këto persona bashkëpunonin për kontrabandimin dhe tregtimin e barnave të ndryshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Tiranë, operacioni policor i koduar “Veterinary”.

Bashkëpunonin për kontrabandimin dhe tregtimin e barnave të ndryshme, vihen në pranga 8 shtetas, procedohen penalisht 10 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen rreth 100 lloje të ndryshme barnash, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë të konsiderueshme monetare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, të ndjekur me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Veterinary”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– D. A., 53 vjeç, C. M., 60 vjeç, D. D., 60 vjeç, F. R., 63 vjeç dhe P. V., 60 vjeç;

– F. G., 55 vjeçe, G. Sh., 49 vjeçe dhe N. D., 34 vjeç, të tre punonjës të AKVMB (Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve).

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit A. M., 30 vjeç, D. Sh., 46 vjeç, K. C., 30 vjeç., A. T., 46 vjeç, B. Xh., 48 vjeç, V. P., 38 vjeç, V. Rr., 60 vjeç, V. K., 54 vjeç, V. B., 67 vjeç, E. Xh 56 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 49 vjeç.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar lloje të ndryshme barnash, me vlerë të konsiderueshme monetare, me qëllim tregtimin e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 100 lloje të ndryshme barnash.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë“ dhe “Shpërdorimi i detyrës?”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Masat e reja ‘qetësojnë’ protestuesit/ Protesta para Kuvendit, dhunë vetëm në sallë

16:41 / October 29, 2026

Një mijë të rinj garojnë për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit

15:21 / October 29, 2026

AKEP ndryshon rregullat për telefoninë celulare, ndalohet rritja automatike e tarifave nga 2027

14:44 / October 29, 2026

Eurobond i ri në 2027 – Shqipëria del për herë të 8-të në tregjet ndërkombëtare financiare me 62.6 mld lekë

14:41 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.