Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Rrëfimi i vajzës shqiptare që ka zgjedhur të prostituojë: Kam klientë burra të martuar, policë edhe gazetarë, efektivët i kam paguar

16:52 / March 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Prostituta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin “Shqipëria Live” u transmetua intervista e një 25-vjeçare, e cila prej 4-vitesh punon si prostitutë.

Xhemi tregon eksperiencën e saj dhe arsyet që e kanë shtyrë drejt kësaj rruge. Vajza e re ka 2 fëmijë dhe nisur nga vështirësitë ekonomike është detyruar të punojë si prostitutë.

Xhemi pretendon se nuk ja del dot të jetojë normalisht në rast se punon një punë të thjeshtë.

Ndarja nga bashkëshorti ishte pika e saj e kthesës, pasi u përball me vështirësi ekonomike, familja e braktisi, për shkak të ndarjes dhe nisi rrugën e gabuar.

“I hyra kësaj rruge për shkak të ekonomisë. Jam 25 vjeçe. Kam qenë e martuar dhe jam e ndarë. U gjenda në rrugë, pasi familja nuk më pranoi pasi u ndava. Ishte një moment ku isha pa punë dhe pa bukë, kam qëndruar në stola në Pogradec me fëmijët. Kam nisur si kameriere në fillim, po s’më dilte rroga. Më afroheshin në fillim, por nuk pranoja, më pas e nisa”, tha ajo.

E reja tha se njërin djalë e ka lënë në jetimoren e Elbasanit dhe tjetrin e ka te vëllai i madh në Itali.

E pyetur nëse ka frikë nga policia, 25-vjeçarja u shpreh se jo, pasi nuk është e para dhe as e fundit femër që bën një punë të tillë.

“Kanë paguar edhe policë dhe nuk më kanë thënë gjë. Thonë siç kam unë punë unë, ke edhe ti. Çdo lloj pune ka probleme, por ia kam dalë me marrëveshje. Nuk kanë abuzuar kurrë me mua, edhe pse mund të kenë qenë të pirë”, shtoi e reja.

Nëna e dy fëmijëve tha se ka klientë burra të martuar, policë apo edhe gazetarë. Ajo shtoi se në mëngjes fle dhe nga ora 17:00 del në punë. “Tani në kohë pandemie punoj deri në 19:30-20:00, ndërsa më para edhe më vonë. Kam 5-6 klientë në ditë. Për një orë kërkoj 25-30, varet”, tha Xhemi, e cila shtoi se ka patur oferta edhe për marrëdhënie 3-she, por nuk e pranon kurrë një gjë të tillë.

kliente prostituojë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, dyshohet për 5 të lënduar

21:11 / August 29, 2026

Sherr mes fqinjëve në Korçë, plagosen lehtë dy vëllezër/ Shkak, zhurmat e fëmijëve që luanin në lagje

21:07 / August 29, 2026

Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, policia arreston 67-vjeçarin në Burrel

10:24 / August 29, 2026

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.