Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

Ilir Meta pa të meta, që gjen shumë të meta…

12:53 / February 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
52653271 1279665818838548 2815619055602368512 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Alfred Peza

Në një intervistë të dhënë DW Presidenti i Republikës ka thyer më në fund heshtjen duke folur për çështjet që shqetësojnë vendin. Interesante duket qëndrimi i tij kur thotë:
“Është koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga kryeministri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjësitë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre.”
Ia tha i pari Ylli Manjani. Edhe Lenini thoshte një hap para dy hapa pas, ndërsa Presidenti ynë ka një formulë interesante që vendi të eci përpara: Të bëjë një hap prapa opozita dhe dy hapa pas, qeveria. Bukur!
Meta thotë: “Është detyra e tyre të japin shembullin të parët në respektimin e Kushtetutës dhe të kufijve që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i ka përcaktuar qeverisë.” Pyetja jonë: Pse nuk e dha shembullin i pari z. Meta për të respektuar kufijtë që Kushtetuta i ka përcaktuar Presidentit të Republikës?! Askush në këtë vend nuk e ka harruar sjelljen e kreut të shtetit në rastet e dekreteve për ministrin e Brendshëm dhe më pas atë të Jashtëm.
Meta në intervistën e tij vijon: “Të respektojnë institucionet e pavarura, të mos ndikojnë te krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë.” Këtu është edhe vendi ku fshihet lepuri i madh që i ka hyrë në bark të gjithë asaj pjese të elitës politike, që po e pengojnë me çdo mjet ngritjen e sistemit të ri të drejtësisë, duke dashur që të prodhojnë kriza artificiale politike. Di gjë z. Meta për këtë shqetësim të SHBA dhe BE dhe a njeh ndonjë prej atyre që deshën të pengonin ngritjen e SPAK dhe BKH?! 
Më pas Presidenti thotë: “Të japin shembullin të parët për luftën kundër korrupsionit dhe për shumë çështje që kanë tronditur opinionin publik.” Aaaa sa bukur, a…!
E gjithë kjo pjesë e intervistës nuk e di pse më riktheu në memorie një titull të gazetës “Koha Jonë” të shumë viteve më parë kur ajo drejtohej nga Ben Blushi, e ku në faqe të parë shkruhej: Ilir Meta gjen të meta…!

Alfred Peza Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026

Nën masa të rrepta sigurie, Ilir Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit

11:58 / June 2, 2026

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për varrimin e të atit

08:58 / June 2, 2026

Ndërron jetë Rexhep Metaj, babai i Ilir Metës! Avokati: Ish-presidenti do marrë pjesë në varrim

12:40 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.