Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Katër mijë shoferë janë gjobitur gjatë fundjavës nga policia, shkelën rregullat e qarkullimit rrugor

16:48 / April 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia Rrugore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë fundjavës, policia ka intensifikuar kotrollet në akset kryesore rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia ka vënë në pranga 15 drejtues mjetesh, ka pezulluar 135 leje drejtimi, si dhe ka vendosur 3734 masa administrative për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Njoftimi i policisë:

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, ka intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.

Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin janë arrestuar 15 drejtues mjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 135 leje drejtimi, nga të cilat 103 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 3734 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore të ndara si më poshtë:

👉1678 masa administrative për parakalime të gabuara, 1213 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

👉459 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe sjellje agresive në rrugë, 203 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

👉125 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse dhe 56 masa për shkelje të semaforit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

gjobitur Shofere
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.