Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Gazetari Ergys Kavaja denoncon: Helidon Bushati më kërcënoi, më telefonoi dhe lëshoi një lum fyerjesh banale për mua e familjen time

19:21 / May 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ergys Kavaja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Ergys Kavaja ka denoncuar publikisht drejtuesin pilotik të Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Hellidon Bushatin. Në një status në profilin e tij në Facebook, Kavaja, i cili mbulon lajmet për në qarkun e Shkodrës, shkruan se mesditën e sotme ka marrë një telefonatë nga Bushati, i cili pa e përshëndetur ka nisur ta kërcënojë me jetën e familjarëve të tij dhe e ka ofenduar.

Sipas Kavajës, “çmendurinë” e Helidon Bushatit e kanë sjellë lajmet që ai ka publikuar në Shqiptarja.com dhe EETIMES, media për të cilat gazetari punon. Në një prej shkrimeve të Kavajës thuhet se demokratët në Shkodër nuk morën aq mandate sa kërkuan dhe për rrjedhojë humbën shumicën në bastionin e tyre.

Në një tjetër lajm, raportohet qëndrimi i gazetares Brunilda Dibra, e cila është shprehur se Bushatin mund ta donin drejtuesit e PD-së, por jo demokratët e Shkodrës. Këto dy lajmë, sipas gazetarit Ergys Kavaja kanë sjellë kërcënimin nga ana e Bushatit.

Denoncimi i plotë:

Dua të denoncoj publikisht dhe pa asnjë rezervë sjelljen kërcënuese, fyese dhe denigruese të Drejtuesit Politik të PD në Qarkun Shkodër Helidon Bushati ndaj personit tim!  Sot në drekë mora një telefonatë nga Deputeti i zgjedhur i Shkodrës Helidon Bushati, i cili nuk më lejoi as ta përshëndesja pasi vijoi me një lum fyerjesh banale dhe kërcënime për mua dhe familjen.  Në 15 vite si gazetarë në Shkodër jam përballur me shumë ngjarje, zhvillime apo personalitete të politikës me të cilët kemi pasur edhe mendime të kundërta por asnjëherë dhe askush nuk ka guxuar të mbërrijë në kërcënime për mua dhe familjen time!

Nuk e kam ndërmend të stepem dhe të anashkaloj asnjë sjellje të tillë e cila nuk i shkon aspak për shtat staturës së një Drejtuesi Politik dhe Deputeti të një qyteti si Shkodra.  Vetëm dy ditë më parë ishte dita e lirisë së medias e unë zgjedh gjithmonë të jem i lirë pavarësisht çdo kostoje. Nëse dikujt nuk i pëlqen kjo atëherë e ftoj të përballemi në rrugë ligjore.  Më poshtë po publikoj materialet që kanë sjellë “çmendurinë” e Helidon Bushatit.

Ergys Kavaja Helidon Bushati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.