Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Videot ofenduese/ Billie Eilish kërkon falje publike pas publikimit të tyre

17:26 / June 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Billie Ellis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Së fundmi disa video të Billie Eilish rreth moshës 13-14-vjeçare janë bërë virale dhe janë kritikuar shumë në TikTok. Në këto video shihet këngëtarja duke u tallur me disa persona që nuk flasin anglisht. Në njërën prej videove shihet duke kënduar “Fish” një këngë që përbuz aziatikët. Pas kritikave të shumta, ka ardhur edhe reagimi i këngëtares. Përmes një statusi në Instagram ajo ka kërkuar falje.

“Ju dua juve djema, dhe shumë prej jush më kanë kërkuar të flas rreth kësaj. Dhe kjo është diçka që DUA ta adresoj sepse po etiketohem si dikush që nuk jam, “- fillon statusi i saj.

Eilish vazhdon më pas duke u ndalur te kënga “Fish” duke sqaruar nuk e dinte se ishte diskriminuese. “Kjo ishte e vetmja herë që e kisha dëgjuar atë fjalë pasi nuk e kam dëgjuar kurrë të përdoret rreth meje nga askush në familjen time,” shkroi ajo. “Pavarësisht nga injoranca dhe mosha ime në atë kohë, asgjë nuk e justifikon faktin se ishte lënduese dhe për këtë më vjen keq. ”

Lidhur me videon e dytë ajo e mohon plotësisht të ketë lidhje me imitimin e ndonjë gjuhe a personi, duke shkruar “Videoja tjetër në atë klip të redaktuar shihem unë duke folur pa kuptim  … diçka që unë fillova ta bëja si fëmijë dhe e kam bërë tërë jetën time kur flas me kafshët shtëpiake, miqtë dhe familjen time. Kushdo që më njeh mua më ka parë duke zhurmuar me zëra tërë jetën time. Pa marrë parasysh se si u interpretua nuk e kisha për qëllim të dëmtoja të tjerët dhe kjo ma thyen zemrën se po etiketohet tani në një mënyrë që mund të shkaktojë dhimbje tek njerëzit që e dëgjojnë atë. unë jo vetëm që besoj, por gjithmonë kam punuar shumë për të përdorur platformën time për të luftuar për mirësinë, tolerancën, barazinë . Të gjithë duhet të vazhdojmë të bëjmë biseda, të dëgjojmë dhe të mësojmë.”- përfundon ajo.

1 11

Billie Eilish Videot
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Vendim i momenteve të fundit. Jonida Vokshi do jetë në moderim të BB VIP Kosova 5 përkrah Alaudin Hamitit

22:39 / October 27, 2026

“Mos u martoni, mos bëni fëmijë”/ Shpërthen Arbenita Ismajli pas v*asjes në Pejë

22:20 / October 27, 2026

Jay-Z pushton skenën e Super Bowl 2027, por a do t’i bashkohet edhe Beyoncé?

20:18 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.