Së fundmi disa video të Billie Eilish rreth moshës 13-14-vjeçare janë bërë virale dhe janë kritikuar shumë në TikTok. Në këto video shihet këngëtarja duke u tallur me disa persona që nuk flasin anglisht. Në njërën prej videove shihet duke kënduar “Fish” një këngë që përbuz aziatikët. Pas kritikave të shumta, ka ardhur edhe reagimi i këngëtares. Përmes një statusi në Instagram ajo ka kërkuar falje.
“Ju dua juve djema, dhe shumë prej jush më kanë kërkuar të flas rreth kësaj. Dhe kjo është diçka që DUA ta adresoj sepse po etiketohem si dikush që nuk jam, “- fillon statusi i saj.
Eilish vazhdon më pas duke u ndalur te kënga “Fish” duke sqaruar nuk e dinte se ishte diskriminuese. “Kjo ishte e vetmja herë që e kisha dëgjuar atë fjalë pasi nuk e kam dëgjuar kurrë të përdoret rreth meje nga askush në familjen time,” shkroi ajo. “Pavarësisht nga injoranca dhe mosha ime në atë kohë, asgjë nuk e justifikon faktin se ishte lënduese dhe për këtë më vjen keq. ”
Lidhur me videon e dytë ajo e mohon plotësisht të ketë lidhje me imitimin e ndonjë gjuhe a personi, duke shkruar “Videoja tjetër në atë klip të redaktuar shihem unë duke folur pa kuptim … diçka që unë fillova ta bëja si fëmijë dhe e kam bërë tërë jetën time kur flas me kafshët shtëpiake, miqtë dhe familjen time. Kushdo që më njeh mua më ka parë duke zhurmuar me zëra tërë jetën time. Pa marrë parasysh se si u interpretua nuk e kisha për qëllim të dëmtoja të tjerët dhe kjo ma thyen zemrën se po etiketohet tani në një mënyrë që mund të shkaktojë dhimbje tek njerëzit që e dëgjojnë atë. unë jo vetëm që besoj, por gjithmonë kam punuar shumë për të përdorur platformën time për të luftuar për mirësinë, tolerancën, barazinë . Të gjithë duhet të vazhdojmë të bëjmë biseda, të dëgjojmë dhe të mësojmë.”- përfundon ajo.

