Në Spanjë e kanë të vështirë ta pranojnë si të rregullt golin e Kylian Mbappe, një gol që në fund rezultojë përcaktues me Francën që përmbysi rezultatin duke triumfuar në finalen e Ligës së Kombeve.
“Padrejtësi” shkruajnë mediat iberike. Lojtarët dhe trajneri Luis Enriqeu, të gjithë protestuan në ato momente pasi dukej me sy të lirë që Mbappe ishte në pozicion jashtë loje.
Gjyqtari i takimit pasi u konsultua edhe me sistemin VAR e konsiderojë të rregullt golin pasi sipas tij, Eric Garcia ndërhyri në aksion duke devijuar topin gjatë rrëshqitjes së tij. Është e vërtetë që Mbappe u nis në pozicion jashtë loje por devijim i Garcia për gjyqtarin ishte përcaktues, të paktën ky ishte shpjegimi që gjyqtari Taylor i dha lojtarëve.
