Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Çaji i lëkurave të mandarinave lufton këto probleme shëndetësore

14:40 / November 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6193b01c38002
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mandarinat janë një ndër frutat më të mira dhe të shijshme të kësaj stine.

Lëkura e tyre e portokalltë shkëlqen dhe është më e ndezur se e agrumeve të tjera.Tuli i mandarinës është i ndarë në thela të barabarta që shkëputen lehtësisht dhe pa mundÇdo thelë është plot lëng dhe e pasur në shije dhe aromë.

Mandarina është e pasur në vitaminë C.

Një mandarinë mesatare plotëson 31% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme.

Përse nuk duhen hedhur lëkurat e mandarinës

Kur hamë mandarina, na vjen natyrshëm që të hedhim lëkurat e tyre.Lëkura e mandarinës është e fuqishme në uljen e kolesterolit.

Kjo aftësi është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë dhe nga studime të ndryshme shkencore.

Vlerat e lëkurës së mandarinës

Ul kolesterolin

Një studim i publikuar në revistën “Journal of Agricultural and Food Chemistry” tregoi se lëkura e mandarinës ka vlera shëndetsore më të fuqishme se vetë lëngu i mandarinës.

Këto vlera janë të larmishme sidomos për uljen e kolesterolitSipas studimit, lëkura e mandarinës përmban 20 herë më shumë antioksidantë se lëngu i mandarinës.

Antioksidantët janë substanca kimike që neutralizojnë dëmin e shkaktuar nga oksidimi dhe toksinat në organizëm

Vlera për shëndetin

Ekspertët kinezë rekomadojnë përdorimin e lëkurës së mandarinës jo vetëm në çaj por edhe në gatime të ndryshme.

Sipas tyre, lëkura e mandarinës është e dobishme për të përmirësuar tretjen dhe kundër të përzierave tek gratë shtatzënë.

Vlera të tjera të lëkurës së mandarinës përfshijnë balancimin e sheqerit në gjak, pastrimin e mëlçisë dhe lehtësimin e simptomave të të ftohurës, gripit dhe stresit.

Përgatitja e çajit të lëkurës së mandarinës

Hiqeni lëkurën e mandarinës dhe lëreni të thahet.Lëkurën e thatë mund ta mbani në enë qelqi me kapak të puthitur fort dhe ta ruani në një vend të errët dhe të freskët.Në këtë mënyrë, lëkurën mund ta përdorni për shumë muaj.

Përgatitja e çajit kërkon copa të vogla të lëkurës së thatë të mandarinës.Vendosini copat e lëkurës në një filxhan çaji.

Hidhni sipër tyre ujë të nxehtë dhe lërini të qëndrojnë së bashku për disa minuta.

Shtoni mjaltë sipas dëshirës dhe konsumojeni menjëherë.

Lëkurat e thata të mandarinës mund t’i shtoni edhe në çajra të ndryshëm siç është ai i ziu./AgroWeb.org

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026

Po merrni magnez? Ekspertët paralajmërojnë për ushqimet dhe pijet që mund të pengojnë përthithjen e tij

18:42 / August 5, 2026

Check-up dhe hemodializa, shërbimet koncesionare kalojnë te Operatori Publik

15:03 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.