Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Studimi i parë krahasues i Pfizer dhe Moderna, ku ndryshojnë vaksinat

15:25 / December 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
106899017 16239532812021 06 17t180407z 2120766641 rc2i2o9sh2p8 rtrmadp 0 health coronavirus usa vaccines
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjitha vaksinat mRNA janë efektive dhe ofrojnë mbrojtje të konsiderueshme, por Moderna është më efektive se Pfizer / BioNTech, sipas një krahasimi rreth efektivitetit të tyre. Krahasimi u bazua në një analizë të të dhënave elektronike mjekësore të gati 450,000 personave që ishin vaksinuar me të dyja vaksinat.

Sipas studimit, vaksina Moderna ul me 21 % më shumë rrezikun e infeksionit dhe me 41% rrezikun e shtrimit në spital në krahasim me Pfizer/BioNTech.

“Të dyja vaksinat janë efektive. “Por pavarësisht se cili lloj mbizotëronte – fillimisht Alfa dhe më pas Delta, Moderna ishte pak më efektive,” tha Juan Kazas, një profesor i asociuar në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe Spitalin Brigham & Women’s në Boston.

Efektiviteti u krahasua në bazë të pesë treguesve: rastet me Covid-19, rastet simptomatike, shtrimet në spital, shtrimet në ICU dhe vdekjet nga Covid-19.

Krahasimi u bë fillimisht te 219,842 veteranë të ushtrisë amerikane që ishin vaksinuar me Pfizer midis janarit dhe majit 2021 dhe po aq të tjerë që ishin vaksinuar me Moderna. Në 24 javët e ardhshme pas vaksinimit (në një kohë kur varianti alfa ishte i përhapur), rreziku i infeksionit me koronavirus u vlerësua në 4.52 raste për 1000 njerëz të vaksinuar me Moderna kundrejt 5.75 për 1000 me Pfizer, raporton abcnews.al

Gjithashtu, krahasuar me të vaksinuarit me Moderna, të vaksinuarit me Pfizer kanë zhvilluar më shumë simptoma (0.44 për 1000 persona), shtrime në spital (0.55/1000), shtrime në ICU (0.10/1000) dhe vdekje ( 0,02 / 1000).

Rreziku më i ulët pas vaksinës Moderna u konfirmua për një periudhë më të gjatë kohore (korrik-shtator 2021), kur varianti Delta ishte tashmë i përhapur. Në këtë krahasim, rreziku për t’u diagnostikuar me Covid-19 gjatë 12 javëve pas vaksinimit ishte 6.54 raste për 1000 perona me Pfizer në krahasim me Moderna.

“Duke pasur parasysh efikasitetin e lartë të vaksinave Moderna dhe Pfizer, është e rekomandueshme që të gjithë të vaksinohemi me njërën nga vaksinat”, tha Dickerman.

Por megjithatë, nevojitet një vlerësim i mëtejshëm i efikasitetit dhe sigurisë të dy vaksinave mRNA.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026

Po merrni magnez? Ekspertët paralajmërojnë për ushqimet dhe pijet që mund të pengojnë përthithjen e tij

18:42 / August 5, 2026

Check-up dhe hemodializa, shërbimet koncesionare kalojnë te Operatori Publik

15:03 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.