Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

NATO, mes tonit të tymosur dhe filetos së viçit për fillimin e ri

08:20 / June 25, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6d136b49 aa00 4bfd bf7d 780b52030f17
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elton Metaj/ Menuja e darkës së mirëseardhjes së liderëve të NATO-s në Samitin e Holandës, dukej paksa e çuditshme. Pallati Mbretëror “Huis ten Bosch” në Hagë kishte zgjedhur të ofronte për 32 krerët e shteteve dhe shefat e qeverive një kombinim mes produkteve të detit dhe atyre të tokës, nën “eskortimin” rigoroz të verës së mirë.

Toni i tymosur, shoqëruar me turshi të grira nga Amsterdami, perime të marinuara, krem qiqrash dhe qepë krokante hapën darkën e mbrëmshme, ndërsa vëmendja e botës mbarë ishte te Irani dhe konflikti i tij ushtarak me SHBA dhe Izraelin. NATO kishte mbetur jashtë “dasmës” në Lindjen e Mesme, duke mos qenë e ftuar as nga njerëzit “e nuses” dhe as nga “të dhëndrit”. Ndikimi i Aleancës në “Luftën e 12 ditëve” ishte zero, ndonëse “babai i saj”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vunë në veprim ekselencën e tyre ushtarake me avionë B-2 dhe bombat GBU-57.

Këto mendime mund t’i kenë trazuar mendjet e drejtuesve të NATO-s dhe shteteve anëtare teksa pjata e parë i’a linte vendin filetos së viçit, shoqëruar me salcë kërpudhash, asparagë, bishtajore dhe patate të marinuara. Aleanca politiko-ushtarake e Atlantikut të Veriut, që kishte gjetur rrugë e mënyra të angazhohej deri në Afganistan e Irak, pa diskutuar përfshirjen në zemër të Europës në rastin e Kosovës, tashmë kishte parë gjithçka nga televizori teksa shumë pranë kufijve të saj luftohej.

Padyshim që në Selinë Qendrore në Rrugën “Leopold III” në Bruksel telefonët dhe monitorët kanë qenë të ndezur pa ndërprerje, por askush nuk zgjodhi t’i jepte një rol Aleancës së madhe në krizën gjigande të Lindjes së Mesme. A ishte kjo një krizë larg misionit të shkruar të NATO-s? Sigurisht që jo, aq më tepër që Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut nuk ka munguar ta thotë fjalën e saj edhe në ato shtete e rajone të largëta, ku duket jo kaq e lehtë të gjesh lidhje mes zhvillimeve në terren dhe ruajtjes së lirisë e sigurisë së vendeve anëtare. Vendet e NATO-s kanë qenë të rrezikuara nga programi bërthamor i Iranit dhe sot mbeten po aq të kërcënuara nga hakmarrja terroriste që buron e financohet në Teheran.

Atëherë pse një fuqi kaq e madhe ushtarake u la në gjumë dhe jo vetëm nuk u thirr në aksion, por as nuk u përmend në asnjë fazë të veprimeve në Lindjen e Mesme, ku SHBA ishin direkt të përfshirë dhe po ashtu Turqia ishte një aktor i rëndësishëm? Gjithçka duket të lidhet me mënyrën se si administrata e re amerikane e shikon NATO-n. Donald J. Trump nuk i ka kursyer kritikat në publik lidhur me Organizatën, si atëherë kur Presidenca e tij kishte në targë nr.45 dhe tashmë që 79-vjeçari është Presidenti i 47-të i SHBA-së. Me gjasë edhe në Samitin e Hagës, me gjuhë direkt shefi i Shtëpisë së Bardhë, tashmë edhe me spaletat e armëpushuesit në Lindjen e Mesme, do të kërkojë më shumë shpenzime për të patur më shumë siguri.

Llogaritë kanë nisur të bëhen dhe sfida përpara NATO-s si një e tërë dhe vendeve të veçanta është e madhe. Tashmë kjo sfidë nuk është vetëm për të siguruar disa milionë paund e euro më shumë në buxhetet e lodhura të Europës, por mbi të gjitha për të rifituar besimin e Uashingtonit si një partner i fortë politik e ushtarak.

Me siguri darka e shijshme e 24 qershorit u vendos në llogarinë e Mbretit Willem-Aleksander dhe Mbretëreshës Maxima dhe nuk do të vlerësohet si rritje e shpenzimeve të mbrojtjes për asnjë nga shtetet. Më e rëndësishme se kjo duket se është shija që do të lërë mbyllja e menusë speciale, me tartën e çokollatës, shoqëruar me bishtajat e pemës Tonka nga Amerika e Jugut, karamelin e lehtë dhe salcën e vaniljes. Me atë shije të përzjerë, NATO do të nisë sot një provim të vështirë dhe ndoshta një kapitull të ri të ekzistencës së saj. Me shpresën se Trump nuk do të largohet para kohe si në G7.

Elton Metaj, 25.06.2025

iran izrael komenton nato SHBA trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.