Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

A ka marrë pjesë në një program italian? Antonela e “Për’puthen” tregon të vërtetën

16:22 / June 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
antonela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Antonela Berisha ka qenë një nga vajzat më të diskutuara në “Për’puthen”, por nuk arriti të gjente dashurinë në emision. Ajo pati disa takime me djem të ndryshëm, por nuk arriti të përputhej me askënd.

Mirëpo para se të merrte pjesë në “Për’puthen”, ajo ka konkurruar edhe në “Uomini e Donne”, që është versioni italian i emisionit “Për’puthen”. Po për një arsye të fortë ajo hoqi dorë në kohë, edhe pse konkurroi në programin e dashurisë.

Antonela rrëfeu se mënyra si ajo do të merrte pjesë në të, nuk ishte ajo që dëshironte, pasi do të ishte nga ana e vajzave që luftonin për djemtë.

“Kisha konkurruar dhe atje, sepse kisha tre vite single. Por unë doja të më ngacmonin, jo t’i ngacmoja unë djemtë”, u shpreh Antonela. Ish-konkurrentja tregoi gjithashtu se i është vërtetë mirënjohëse emisionit, pasi edhe pse nuk gjeti dashurinë, i ka hapur shumë dyer. Antonela konfirmoi se do të jetë pjesë e “Top Arena”, ndërkohë që i pëlqejnë emisionet, dhe të bëjë show në përgjithësi.

Para se të dilte nga “Për’puthen”, Antonela u shpreh e penduar që nuk zgjati më tej njohjen me Mevlanin. Ajo tha se ky ka qenë pengu i vetëm i saj në program dhe për këtë arsye u largua mes lotësh nga emisioni. Pas përfundimit të emisionit ajo dhe Mevlani kanë treguar se janë takuar shpesh me njëri-tjetrin, por kanë qenë thjesht takime miqësore.

Antonela Për’Puthen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.