Para se të mësohet publikisht abuzimi i 15-vjeçares në Babrru mësohet se ministria e Arsimit ka patur dijeni dhe është informuar zyrtarisht më herët se po në këtë shkollë kishte ndodhur një skandal tjetër seksual që ishte mbyllur brenda pak orësh.
Anila Hoxha, gazetarja e Top Channel raporton se nxënësi që kishte abuzuar me një vajzë të klasës së tetë është rikthyer në bankat e shkollës.
Bëhet fjalë për shantazhimin e një 14-vjeçareje dhe më pas abuzimin e saj në tetor të vitit 2018, kur njëri nga të dyshuarit me inicialet R.O., u arrestua së bashku me rojën. Ky rast u bë publik një ditë më parë nga Top Channel, ndërsa konfirmohet edhe nga ish drejtori i shkollës, tashmë i pezulluar.
“Është paraqitur në zyrën time personi për ankesë, në mënyrë të menjëhershme është respektuar gjithë procedura. Kemi denoncuar në organet e policisë së shtetit”.
Ministria e Arsimit u vu në dijeni me email dhe në të gjitha procedurat dhe këtu është mbyllur e gjitha, pa asnjë reagim.
Rezulton se Ministria e Arsimit është vënë në dijeni për këtë abuzim në shkurt të vitit 2018, pak muaj para se të abuzohej vajza tjetër.
Top Channel disponon dokumenta që tregon se si mësuesja kujdestare dhe psikologia raportuan abuzimin e fëmijës që tregoi se ishte kërcënuar duke u shantazhuar përmes një fotografie e më pas ishte abuzuar në një banesë të pabanuar.
Më pas fëmija, mohoi çdo gjë dhe askush nuk hetoi se çfarë po ndodhte, që nëse do të ishte investiguar do të kishte sjellë shpëtimin e të miturës tjetër.
Familjarët e 15-vjeçares të abuzuar janë larguar, shkaqet janë të ndryshme. Shtëpia e të miturës ndodhet shumë pranë shkollës ku ajo presupozohej që të arsimohej por në të vërtetë ajo po abuzohej nga roja e shkollës edhe disa të rinj,të gjithë ata banues në lagjen ku vajza u rrit. /Anila Hoxha/TCH
