Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, u mblodh sot për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2022” të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.
Duke venë theksin te prioritetet e institucionit, kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula u shpreh se, “detyrat shtesë vijnë nga ndryshimet ligjore që janë bërë në korrik të vitit 2019, që ka të bëjë me dy fusha trajtimin e të vdekurve dhe të zhdukurve gjatë komunizmit. Është futur përkufizimi, roli i autoritetit si palë për të qartësua palët e të zhdukurve, për të sqaruar vendosjen dhe or t’u lidhur me institucionet ligjzbatuese dhe pushtetit vendor dhe or të bërë të mundur identifikimin. Për këtë arsye ne kemi kërkuar pranë Parlamentit një strukturë shtesë prej 9 vetash. Institucioni është përballur me kërkesa të shumta individësh dhe shoqata e të përndjekurve numri po rrite me dhjetëra. Kemi bërë punë por na duhet një strukturë shtesë”, tha ajo.
Përsa i përket godinës Sula tha se “ne kemi marrë një financim të butë nga qeveria suedeze, tani po akomodohemi në ambientet e reja, është rreth 3000 m2 godinë do të fusim gjithë arkivën dhe kemi dhe administrata. Qeveria suedeze mundësoi rikonstruksionin e godinës por nuk është në gjendje të financojmë mjete zyre dhe kompjutera të cilat mbeten për qeverinë. Kërkojmë fonde shtesë për pajisje zyrash. Fondi i tretë ka të bëjë me shpenzime operative. Kërkesa tjetër është struktura shtesë prej 11 milionë lekësh në vit”.
