Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në orët e para të mëngjesit të së hënës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi Çorrushit” .
B.M., 39 vjeç nga Puka duke drejtuar automjetin tip “BMV” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet, A.Sh, 18 vjeç, nga Tirana, I.B, 29 vjeç, nga Kuçova dhe P.S, 22 vjeç, nga Fushë-Arrëzi, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit B.M. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
