Dy gra kanë mbetur të plagosura mbrëmjen e djeshme në Vlorë në vendin e quajtur Uji i Ftohtë, ku janë përplasur nga një mjet teksa po kalonin rrugën.
Sipas policisë, gratë janë të moshave 60 dhe 40 vjeç, dhe janë dërguar në spital. Ndërkohë shoferi është shoqëruar në komisariat për të dhënë detaje rreth ngjarjes.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti Benz me drejtues shtetasin B. M., ka goditur dy këmbësore, përkatësisht shtetasen me inicialet A. R., 40 vjeçe dhe V.L., 60 vjeçe, të cilat ndodhet në Spitalin Rajonal jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetin, banues në Kaninë të Vlorës dhe ka filluar procedimin penal ndaj tij për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
