Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Aksioni 3 ditor në zonat malore në Shkodër, asgjësohen 5 mijë bimë kanabis. 1 në pranga

12:21 / June 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e shtetit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas një aksioni tre ditor në zonat malore në Shkodër, Policia ka dalë me një bilanc të punës ku thotë se janë asgjësuar 5 mijë bimë kanabis dhe një person ka rënë në pranga.

Njoftimi i plotë

Asgjësohen rreth 5000 bimë narkotike cannabis sativa në zonat malore në Shkodër, identifikohen 6 autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. Vihet në pranga njëri prej tyre. Si rezultat i fazës së gjashtë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, skuadra policie të 2 komisariateve të Policisë Shkodër dhe Malësi e Madhe, si dhe të Postës së Policisë Fushë Arrëz, të pajisur me disa dronë, gjatë 3 ditëve të fundit, kanë vijuar kontrolle masive në çdo skaj të territorit të qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike.

Në kuadër të kësaj faze, u asgjësuan në total 4999 bimë narkotike cannabis sativa, prej të cilëve: 4180 bimë në fshatin Vajush, Malësi e Madhe; 697 bimë në fshatin Mali Kolaj, Shkodër; 75 bimë në fshatin Berishë e Vogël, Fushë Arrëz dhe 47 bimë në fshatin Repisht, Malësi e Madhe.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e 6 autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Prej tyre, u vu në pranga shtetasi P. Gj., 54 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Gj. Gj., 27 vjeç, K. Gj., 24 vjeç, N. Gj., 21 vjeç, M. H., 26 vjeç dhe F. N., 33 vjeç, të gjithë banues në fshatrat ku u gjetën të kultivuara bimët narkotike. Vijon puna intensive për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim.

Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 3270 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, si dhe është identifikuar dhe shpallur në kërkim 1 shtetase, autore e dyshuar e një rasti të kësaj veprimtarie kriminale. Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

19:09 / October 20, 2026

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

13:05 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.